Available courses

Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me teknologjitë e bazave të të dhënave. Lënda prezanton etapat e zhvillimit të bazës së të dhënave duke u fokusuar në dizenjimin e tyre, analizon bazat teorike të modelit relacional dhe atij entitet – relationship. Gjatë semestrit do te demonstrohen teknikat dhe rëndësia e dizenjimit të saktë të bazave të të dhënave. Studentët do të njihen me gjuhën query SQL si dhe do te ndertojnë queri me nivele te ndryshme kompleksiteti bazuar në konceptet dhe funksionet qe do te ushtrojnë.
Në përfundim të lëndës studentët do të jenë të aftë të zhvillojnë diagrama ER (Entity Relation), të transformojnë diagrama ER në relacione të sakta, të identifikojnë varësitë funksionale, të normalizojnë relacione si dhe të shkruajnë query në SQL.